E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunesia ne Itali nje italian ne nente rezulton i papune

Teksa tingujt e këngës së Krishtlindjeve pushtonin sheshin shën pjetër në Romë, shumë italianë janë bërë më pak optimistë si pasojë e krizës ekonomike.
Njerëzit janë mbledhur në shesh për të marrë pjesë në festivalin, që atyre nuk i është dukur dhe aq i ngrohtë për shkak të dimrit ekonomiik.
Më shumë se një italian në nëntë ëshët i papunë. Tek moshat e reja ky raport është një në tre. Afërsisht tre milion familje italiane aktualisht jetojnë në varfëri absolute, duke trefishuar të dhënat e një dekade më parë.
Në një kishë në qendër të Romës, vullnetarë kanë shërbyer drekën e krishtlindjeve për më shumë se 1 mijë njerëz në nevojë. Ky ëshët viti i 13 radhazi që vullnetarët e bëjnë këtë. Por tashmë demografia e atyre që vijnë ka ndryshuar.
"Mes njerëzve që vijën të kërkojnë ndimë, një në tre është italian. Kjo tregon se jeta këtu po përkeqësohet.”
Andrea Ricardi, themeluesi i Sant Egidios dhe tashmë një ministër i qeverisë së Mario Montit, vjen të ndihmojë. Por njerëzit e dinë se do të duhen më shumë se fjalë për t’i ndihmuar. Pasi të përfundojë periudha e festave ata do të duhet sërish të gjejnë një mënyrë për të siguruar vaktet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›