E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq në Shkodër, kreu i komunës Shalë thirrje për ndihmë

Moti i keq ka vështirësuar situatën në të gjithë zonën e qarkut të Shkodrës ku 20 komuna të thella të këtij qarku mbeten ende të izoluara nga dëbora.

Kryetari i Komunës Shalë në Dukagjin, Bal Vuksani jep alarmin për izolimin e zonës ndërsa i ka bërë thirrje Shtabit të Emergjencave për të ndihmuar banorët e izoluar nga dëbora. Sipas Vuksanit banorëve u duhen ndihma emergjente me ushqime pasi edhe rezervat dimërore janë duke u mbaruar.
 

Ai gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga Shtabi i emergjencës për të tranportuar dy të sëmurë në spitalin e Shkodrës ndërsa ka shtuar se dëbora e madhe ka penguar edhe zhvillimin e ceremonive mortore
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›