E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Vlorë, rrëshqitje dherash në aksin Peshkëpi – Poçem, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura që kanë përfshirë qarkun e Vlorës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje masive dherash në aksin rrugor Peshkëpi–Poçem, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një pjesë e kodrës në dalje të fshatit Peshkëpi në Selenicë është shembur mbi rrugë, duke sjellë poshtë dhe inerte dhe dhera, i cili ka mbuluar të gjithë gjerësinë e karrexhatës.

Aktualisht lëvizja e mjeteve në këtë segment është e pamundur, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të posaçme për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›