Moti i keq ne te gjithe vendin
Si pasojë e motit të keq me reshje të vazhdueshme ka patur probleme të përkohshme në akset rrugore që lidhin Elbasanin me Librazhdin, Prrenjasin e Qafthanën, Qafë Krrabën, në aksin Elbasan-Peqin dhe Elbasan-Gramsh. Në këto akse ka patur herë pas here rreshkitje të gurëve, inerteve, baltës dhe dheut. Por më e rëndë paraqitet situate përgjatë përroit të Zaranikës. Ky lumë ka prurje të jashtëzakonshme të ujit dhe gurët e shkembinjtë që vijnë nga malet kanë dëmtuar rëndë agjinaturat mbrojtëse, shtratin dhe bazën prej betoni të përroit duke shkaktuar zgarvra të thella.
Po kështu, moti i keq ka krijuar probleme në portin e Durrësit dhe të Vlorës. Reshjet e shiut kanë bërë të pamundur vazhdimin e punës në portin e Durrësit si dhe kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë te qytetit sikurse po pengojnë përpunimin e anijeve të mallrave në këtë port. Të vetmet që nuk kanë pasur probleme kanë qenë tragetet e linjës, të cilët kanë lundruar sipas grafikut të parashikuar.
Ndërkohë në Vlorë reshjet e shumta kanë krijuar probleme në qytet. Situata e rënduar ka ardhur si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese në qytet, nga mbeturinat e shumta. Bllokim i kanaleve nga mbeturinat e ndryshme, të cilat i janë drejtuar vaskës thithëse të hidrovorit, kanë bërë që pompat të fiken pasi rrezikonin djegien e tyre.
Gjithashtu, reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Qarkullimi ende është i lirë në shumicën e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë, kalohet me zinxhirë nga Qafa e Dushkut, Qafë Buall deri te Ura e Qytetit, pasi trashësia e borës në rrugë ka kaluar 10 cm dhe fryn erë e fortë, çka vështirëson hapjen e saj. Aksi nacional Peshkopi- Kukës dhe Peshkopi -Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Njësia Rajonale e Policisë Rrugore ka shtuar prezencën dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët për të shmangur aksidentet dhe të mos bëhen pengesë për fadromat që punojnë në rrugë.