E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, ndërtesa 30 katëshe ngrihet në këmbë për 15 ditë

KINË- Pasi ka fituar primatin ekonomik kundrejt Japonisë, Kina i ka marrë kësaj të fundit edhe një rekord tjetër dhe kësaj radhe në teknologji.
 
Inxhinierët e Pekinit kanë mundur të ndërtojnë me sukses një pallat 30 katësh brenda 15 ditëve.

360 orë pa ndërprerje pune për ngritjen e qiell-gërvishteses, madje edhe me një rekord tjetër, atë të mosregjistrimit të asnjë aksidenti në punë.

Ndërtesa e quajtur l'Ark Hotel, është ngritur përgjatë bregut të lumit Dongting në provincën Hunan, nga inxhinierët e Broad Group, të specializuar për ndërtimin e ndërtesave të gatshme për të përballuar termete me magnitudë 9 ballë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›