E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq paralizon Europën, mbyllen shkollat në Greqi

Europa është goditur nga një vale i ftohti që arrin deri në -45 gradë celcius në Rusi. Rrugët janë mbuluar nga shtresa akulli duke bllokuar krejtësisht qarkullimin e automjeteve, dhe në të tjera zona është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

Termometri në shtetin grek ka zbritur në -14 gradë celcius teksa mësohet se shumë shkolla janë mbyllur për shkak të rrugëve të bllokuara. Ndërkaq akulli ka sjellë edhe problematikën e ngrirjes së ujit, duke bërë që shumë zona të Europës të vuajnë prej disa orësh mungesën totale të ujit apo reduktimin e tij.

Ndërkaq banorët e Rusisë deklarojnë se pavarësisht se janë mësuar me mot të ftohtë ky që po bën këto ditë po bëhet i papërballueshëm për ta. Ndërkaq qytetarët janë këshilluar që të evitojnë daljet në rrugë, të konsumojnë ushqime të shëndetshme për të luftuar të ftohtin dhe të vishen trashë.

Temperatura deri në -31 gradë janë shënuar edhe në Poloni, Bosnje, Bullgari dhe Rumani.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Moti i keq “paralizon” Kapshticën, komuna dhe fshatra të vendit Tiranë- Moti i keq me temperatura nën zero gradë që...
  2. Moti i keq “paralizon” portet e vendit Moti i keq ka bllokuar punën normale në portin e...
  3. Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›