Spahiu përdori financat e KLD-së për Aleancën Kuq e Zi
T
iranë- Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiut ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë duke shqyrtuar fakte dhe të dhëna lidhur me veprimtarinë 3-vjeçare të Spahiut.
Hetimi parlamentar erdhi pas kërkesës së grupit të deputetëve të PD-së, të cilët pretendojnë se Spahiu është përfshirë në veprimtari politike gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si zv/kryetar i KLD-së.
Në mbledhjen e sotme, kreu i këtij Komisioni, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se gjatë 3 viteve të fundit Spahiu është përfshirë në 43 tubime, ku ka qënë drejtues i tyre.
Informacioni mbledhur paraprak ne dy drejtime:
Veprimtaria ekstra funksionale e Kreshnik Spahiut dhe veprimtari funksionale si zëvendës kryetar i KLD. Sipas statistikave, rezulton se duke filluar nga muaji mars 2011 -17 janar 2012 Spahiu ka organizuar mbi 43 veprimtari të tipit organizim apo tubim me pjesmarrje te drejteperdrejte te tij i pozicionuar në rolin e drejtuesit.- tha Alibeaj gjatë mbledhjes së sotme.
Gjatë shqyrtimit të veprimtarisë së Spahiut, Alibejaj ka deklaruar se zv/kryetari i KLD-së ka shfrytëzuar postin e tij në shërbim të Aleancës Kuq e Zi, lëvizje të cilën e drejton që prej krijimit të saj.
Veprimtaria me karakter politik, menaxhimi menyres se burimeve njerezore, menaxhimi mjeteve financiare te KLD-se, menyra dhe masa perdorimit te trupes gjyqesore ne sherbim te Aleances Kuq e Zi dhe qellime politike, përmbushja funksionale e detyrave. Duke qene ne krye te KLD, Spaiu u eshte drejtuar me letra politke njerëzve në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi, për ceshtje që nuk kanë të bëjnë më drejtësinë, dhe kjo është në kundërshtim me detyrën e tij- tha me tej Alibeaj.
Ndërkaq hyrjet e daljet e Spahiut në portet dhe aeropote e vendit janë propozuar të merren në cilësinë e të dhënave nga deputeti demokrat, Gerti Bogdani. Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet me 8 shkurt, kurse një javë më pas do të jetë gati edhe raporti përfundimtar.
Komisioni ka mbledhur të dhëna nga vidot që janë transmetuar gjatë aktiviteteve të Alëancës Kuq e Zi dhe që sipas Alibeajt nuk kanë lidhje me drejtësinë por janë aktivitete politike.
Shkrime të tjera me interes:
- Reagon Spahiu për shkarkimin e tij: Antikushtetues, qeveria do të kontrollojë drejtësinë Tiranë- Ka reaguar menjëherë, pas deklaratës së kryeministri Berisha për...
- Spahiu, Komisioni do të mbledhë kasetat e mitingjeve të AK Tiranë- Nesër, komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Nënkryetarit...
- Spahiu: Drejtësia nën presion dhe sulm, Kushtetuesja të ndërhyjë Tiranë- Një presion dhe sulm ndaj drejtësisë është cilësuar, nga...