E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, pezullohen disa fluturime në aeroport

Moti i keq dhe mjegulla e dendur që mbuloi vendin tonë, bëri që të pezullohen fluturimet në aeroportin ndërkombetar "Nëne Tereza" në Rinas.Pasojat e temperaturave të ulëta në vendin tonë kanë detyruar edhe aeroportin e Rinasit të bëjë disa anulime fluturimesh të cilat kanë shkaktuar vonesa te kthimit te emigranteve . Sipas aeroportit, mbrëmë pas mesnatë një mjegull e dendur që ka përfshirë pothuajse gjithë vendin tonë, ka detyruar anulimin e rreth 25 fluturimeve që kishin destinacion Italinë, Greqinë dhe vende të tjera të Europës. Pasagjerët kanë qendruar gjatë gjithë natës në aeroport për të pritur nisjen e fluturimeve. Shumica e pasagjerëve kanë qenë emigrantë të cilët po ktheheshin në vendet e punës pasi kaluan festat në Shqipëri.Për shkak të dendësisë së mjegullës dhe vizibilitetit të dobët të gjitha fluturimet në ulje dhe në ngritje u ndaluan në orën 1:00 të mëngjesit Në këtë mënyrë, shumë nga linjat ajrore të mëngjesit dhe paradites janë anuluar apo vonuar. Fatkeqësisht , si pasojë e kësaj vonese të udhëtimeve , shumë pasagjereve i është dashur të ndryshojnë planet e tyre për të arritur në vendet ku jetojnë ata . Sipas informacioneve zyrtare, me hapjen e kohes ne Rinas kane rinisur edhe fluturimet drejt destinacioneve perkatese .Fluturimet kanë nisur rreth orës 13-të të drekës dhe kanë vazhduar normalisht .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›