E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarojnë pushimet, administrata i kthehet punës

Pesë janari ka shënuar edhe fillimin e punës për administratën shtetërore. Në këtë mënyrë punonjësit e ministrive kanë nisur punën që në orët e pata të mëngjesit të ditës së sotme, ndonëse jo me fluksin e ditëve të zakonshme. Kjo për shkak të faktit se magjia e vitit të ri duket se nuk i ka lëshuar ende shqiptarët. Punonjësit e ministrive megjithëse të zellshëm në zbatimin e orarit zyrtar nuk janë përballur sot me fluksin e madh të njerzve që parreshtur trokasin në dyert e ministrive për të kërkuar zgjidhje të problemeve të tyre. Moti i ftohtë duket se ka qenë një tjetër faktor që ka penguar njerëzit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të lënë për ditë akoma më të ngrohta punët të cilat nuk kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Ministria e Brendshme duket se ka qenë më pak e privilegjuara përsa i përket festive, ku përveç ruajtjes së rëndit dhe sigurisë është detyruar që të punojë në mënyrë të panderprerë për të normalizuar situatën në veri dhe verilindje të vendit, ku për shkak të dëborës së dendur një pjesë e mirë e akseve kombëtare janë bllokuar. Përvec kësaj, ministria e trasporteve gjithashtu ka qenë në gatishmëri të plotë në marrjen e të gjitha masave për të normalizuar situatën në këto akse kryesore të vendit. Kjo ministri në mënyrë të vazhdueshme ka informuar publikun në lidhje me masat e marra, mënyrën sesi po punohet në këto akse por edhe me apelet drejtuar të gjithë drejtuesve të mjeteve për të treguar kujdes. Ministria e Arsimit gjithashtu është prekur nga acarimi i motit. Në këtë mënyrë, asaj i është dashur që të nxjerrë udhëzimet e duhura në lidhje me zonat dhe komunat ku duhet të pezullohet mesimi. Kryeministria ka qenë në sikron me ministritë në fjalë në përballimin e situatës duke ofruar mbështetjen e duhur morale por edhe materiale për kapërcimin e saj. Vetë Kryeministri Sali Berisha ka udhëzur ministrat që të punojnë në zgjidhjen e menjëhershme të situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›