E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Sfida e zgjedhjeve, kartat e identitetit

Sistemi i ri elektoral dhe kuadri i plotë ligjor i miratuar tashmë nga parlamenti është një garanci për fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare. Skënder Gjinushi kreu i PSD-së , tashmë që ligji zgjedhor është dekretuar edhe nga presidenti shprehet i bindur se koalicioni i majtë do të fitojë garën elektorale të qershorit. Ndërsa pritet hyrja në fuqi e Kodit Zgjedhor, Skënder Gjinushi pranon se është e vështirë që të respektohen të gjitha afatet e parashikuara në ligj, duke nënvizuar se sfida më e madhe për këto zgjedhje mbeten kartat e identitetit Sipas kreut të PSD-së Gjinushi, tashmë që vendi ka gati një kuadër të plotë ligjor gjashtë muaj para zgjedhjeve, përgjegjësia më e madhe i mbetet qeverisë për listat zgjedhore dhe dokumentat e identifikimit me të cilat do të votojnë qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›