Moti i keq, probleme në Porte. Në Vlorë pezullohet lundrimi
TIRANE-Shiu dhe stuhitë kanë përfshirë prej tre ditësh gjirin detar shqiptar, duke krijuar kushte te pafavorshme lundrimi në dy Portet kryesore në vendin tonë. Gjithsesi pritet që ditën e sotme kushtet atmosferikë të përmirësohen duke risjellë në këtë mënyrë edhe normalizimin e punës në porte.
Në Vlorë, kushtet e paqëndrueshme të motit që po mbizotërojnë prej tre ditësh në gjirin detar të këtij qyteti, do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot. Situata sinoptike do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje të përkohshme shiu, veçanërisht në pjesën e parë të ditës.
Burime nga portuali i këtij qyteti bëjnë me dije se vlerat e temperaturave do të shënojnë një ulje tjetër të lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë të pafavorshme për mjetet e vogla si, peshkarexhat, që prej tre ditësh nuk dalin për gjueti.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 20-22 gradë celsius dhe ato minimale në 11-13 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 6-7 ballë në det të hapur.
Pavarësisht kësaj situate, trageti “Red Star” i linjës detare Brindisi-Vlorë, pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës.
Në Durrës, pavarësisht moti të paqëndrueshëm me reshje lokale dhe erë të fortë që pritet do të mbizotërojë edhe sot, kushtet detare krahasuar me 48 orët e fundit kanë nisur të përmirësohen.
Sic bëjnë me dije burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit, në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur nga porti i Barit (Itali) dy tragete me kamionë dhe udhëtarë, ndërsa për shkak të detit të trazuar, natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit janë nisur vetëm dy nga katër tragetet e parashikuar.
Burimet bënë të ditur se dy tragete dhe një pjesë e anijeve tregtare kanë qëndruar në radën e portit të Durrësit për arsye sigurie.
Valëzimi sot nuk e kalon forcën 3 brenda gjiut detar, thanë burimet, sipas të cilave, gjatë ditës kushtet detare do të përmirësohen edhe më tej.
Dy ditët fundit gjiu detar i Durrësit dhe ai i Vlorës u përfshinë nga stuhi dhe shtërngata shiu, ndërsa në Durrës deti me forcë 7 ballë shkaktoi edhe daljen në cektinë të një anije tregtare.
(d.b/BalkanWeb)