E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani analizon punën: 2011, vit me arritje

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani e ka quajtur vit të arritjeve të mëdha, vitin që sapo lamë pas, duke analizuar punën e bërë nga ministria dhe gjithë agjencitë në varësi.

Ai ka numëruar arritjet e bëra në shumë drejtime, që nga menaxhimi i përmbytjeve në Shkodër e Lezhë, menaxhimi i zjarreve gjatë verës, përballimi me sukses i fluksit të turistëve dhe emigrantëve për festat e fundvitit.

Viti 2011 për Ministrinë e Brendshme ishte me dinamikë të madhe, u përmbushën në mënyrë dinjitoze detyrimet në përballimin e sfidave për vendin- tha Nishani, duke shtuar se viti që vjen  kërkon angazhime të mëdha nga strukturat e ministrisë, pasi përkon me 100 vjetorin e pavarësisë.

Duke u ndalur në analizën e kriminalitetit, Nishani ka theksuar se treguesit flasin për rritje të nivelit të goditjes së krimit, zbulueshmërisë së veprave dhe rritjen e besimit të publikut te policia.

Niveli i zbulueshmërisë së vrasjes u rrit në masën 84%. Është bërë zbulimi i 298 veprave të vjetra nga të cilat, zbulimi i 7 vrasjeve, 4 tentativa, 31 vjedhje me dhunë 49 vjedhje banesash, 29 vjedhje automjetesh etj- tha Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›