Moti i keq shenon viktimen e pare ne qytetin e Elbasanit
Stuhia e dy diteve me pare ka shkaktuar vdekjen e nje 40-vjecari nga Elbasani. Ai ka rene ne kontakt me nje kabllo te energjise elektrike qe kishte rene pertoke nga era e forte. Burime te policise lokale bejne te ditur se 40-vjecari Gazmend Ahmeti banor i lagjes 11 Nentori ishte perpjekur te pastronte rrugen nga disa tela te rene prej nje shtylle. Ai eshte perpjekur te largonte me kembe disa percjelles te energjise elektrike qe kishin rene nga shtylla ne trotuar dhe si pasoje e kontaktit me rrymen elektrike ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Mesohet se telat kane rene ne toke si pasoje e stuhise dhe shirave te rene gjate te gjithe dites se hene ne qytet. Edhe pse banoret kishin lajmeruar me telefon per kete avari asnje nga specialistet e CEZ Shperndarjes nuk shkoi ne kohe ne vendin e ngjarjes per te riparuar defektin ne shtyllen me tela te rrezuar por nuk u be as nderprerja e energjise ne zone per te parandaluar tragjedine qe ndodhi.
Nderkohe qe prej ores 23.50 te se henes Policia e Elbasanit ka nisur hetimet paraprake per ngjarjen aksidentale ku humbi jeten 40-vjecari. Ne Komisariatin e Policise se Elbasanit jane shoqeruar per tu marre ne pyetje disa punonjes te CEZ Shperndarjes per te dhene sqarime ne lidhje me avarine dhe vonesen e nderhyrjes si dhe disa banore te zones te cilet kane saktesuar kohen e ndodhjes se avarise dhe te njoftimit te CEZ-it.
Nje nga specialistet e CEZ-it i cili nuk do te identifikohet tha pas marrjes ne pyetje nga policia se ishte stuhia qe perfshiu gjithe zonen ajo qe shkaktoi demtime te percjellesve te rrymes elektrike dhe kesisoj pergjegjesia nuk mund ti faturohet Qendres se Operim-Mirembajtjes ne Elbasan. Ndiejme keqardhje te jashtezakonshme per humbjen e jetes se 40-vjecarit por me ngjarjen nuk mund te abuzohet duke na fajesuar ne tha elektricisti i filialit te CEZ Shperndarjes.
Nje tjeter elektricist tha se per avarine e krijuar ne lagjen 11 Nentori njoftimi nuk ishte bere ne kohe. Sipas tij vetem dhjete minuta para ngjarjes ka pasur nje sinjalizim ne sektorin e informacionit te defekteve dhe avarive ne dispeceri dhe ne baze te planit te gatishmerise nje grup pune eshte nisur per ne vendin e ngjarjes. Por kur specialistet kane arritur atje 40-vjecari kishte nderruar jete nga kontakti me rrymen elektrike. Sidoqofte Policia e Elbasanit vazhdohen hetimet per ngjarjen ne fjale dhe paraprakisht eshte komunikuar se mbetet nje gabim njerezor por pa e saktesuar nese ishte gabim njerezor i viktimes apo i specialisteve te filialit te CEZ-it qe kane qene gjate kesaj kohe me sherbim.
Nderkohe moti i keq ka shkaktuar nje aksident edhe ne Shkoder ku eshte rrezikuar jeta e 13 personave. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e thelle malore te Vig Mneles kur nje fugon pasagjeresh ka dale nga rruga ne vendin e quajtur Ura e Vig Mneles dhe si rezultat i prurjeve te shumta te perroit automjeti ka mbetur i izoluar nga uji. Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te policise dhe te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodres. Per fat te mire nga ky aksident nuk ka pasur te lenduar por vetem deme materiale. Furgoni ka mbetur per disa ore nen uje dhe pas disa oresh eshte arritur te nxirret nga rrjedha e perroit. Shkak i aksidentit dyshohet te jete bere moti i keq dhe amortizimi i rruges per arsye te prurjeve te perrenjve.