E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen 33 vetura

Njësiti i Auto Krimeve në kuadër të nj operacioni për kontrollimin e automjeteve, kanë sekuestruar 27 vetura ku dyshohet se u kanë ikur obligimeve doganore, ndërsa 6 prej tyre dyshohen si të falsifikuara, për të cilat është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar automjetet të cilat kanë qenë të eksponuara në shitje në tregun e automjeteve në Malishevë, operacion ky i cili ka rezultuar me sekuestrimin e tridhjetë e tri veturave”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar rreth dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë vetura të llojeve të ndryshme.

Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera patrolluese policore dhe njësitet speciale, deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›