E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Rama: Vendi para 3 krizash, PS gati plan mbrojtjeje

TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot rreth mesditës grupin parlamentar socialist, për të diskutuar rreth situatës së vështirë në disa zona të vendit, për shkak të motit të keq.

Gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të PS-së, Rama deklaroi se në shumë zona të vendit gjendja është alarmante, ndërsa banorët janë tërësisht të izoluar nga dëbora mbi 1 metër. Sipas Rames, vendi vec krizes me boren do te perballet me krizen me mungeses e energjise dhe permbytje. Ai ka shtuar më tej se Partia Socialiste do të bëjë publik nesër një plan për 3 krizat që prekën e do prekin Shqipërinë ndërsa shtoi se ky do të mbrohet të enjten në parlament nga deputetët, si një plan që duhet adaptuar menjëherë.

Deputetët e PS-së morën fjalën me radhë duke raportuar për zonat ku janë zgjedhur duke i konsideruar të panevojshme masat e ndërmarra nga qeveria qendrore. Sipas tyre, vendorët nuk kanë në dispozicion fonde dhe mjete të mjaftueshme për përballimin e situatave të tilla.

Deputeti i qarkut të Dibrës, Qemal Minxhozi bëri të ditur se situata në këtë qark është shumë e vështirë si pasojë e mungesës së ushqimeve, ndërsa 160 fshatra janë ende të izoluara nga dëbora. Sipas Minxhozit, komunat janë munduar të minimizojnë situatën por ka qenë e vështirë pasi nuk kanë fonde të mjaftueshme për emergjencën.

Edhe deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani deklaroi se situata në këtë qark është shumë e vështirë, ndërsa ndërhyrja e shtetit ka qenë minimale.

“Mosmarrja e masave në kohën e duhur nga ana e strukturave të shtetit ka bërë që 14 komuna të jenë të bllokuara. Janë të bllokuara akset që lidhin qendrën e qytetit me komunat.”, deklaroi Dogjani.

Deputeti i qarkut të Korçës, Alfred Dalipi e vendosi theksin kryesisht në shtimin e rasteve të emergjencave shëndetësore, sidomos të grave shtatzëna që rrezikojnë jetën të bllokuara nga dëbora.

Ndërkohë, deputeti i Malësisë së Madhe Paulin Stërkaj, theksoi nevojën që qeveria të marrë masa për ndihma ushqimore e humanitare, pasi sipas tij në zonat e bllokuara nuk ka mbërritur asnjë ndihmë.

Rama
Kreu i socialistëve Edi Rama kërkoi sot që ndihmat ushqimore të shkojnë sa më shpejt tek banorët në nevojë, ndërsa akuzoi qeverinë se ka reaguar shumë pak ndaj emergjencës së krijuar në vend.

“Ndihmat t’i cojmë sa më parë në zonat që kanë nevojë. Numri i paktë i ushqimeve që ka dërguar qeveria është më shumë se më pak, alarmant. Ndërkohë deputetët socialistë janë në vijën e parë për tu ardhur në ndihmë banorëve. Nuk kapërcehet situata me 400 mijë dollarë që dha dje qeveria. Qeveria mendon ja e kapërcyem dhe këtë herë. Ne kemi bërë inventarin për situatën, ndërkohë që këtë duhet ta bënte qeveria”.

Kreu i socialistëve gjithashtu kërkoi që parlamenti të ndërhyjë me qëllim hartimin e masave konkrete për përballimin e situatave të tilla. Sipas Rames, vendi vec krizes me boren do te perballet me krizen me mungeses e energjise dhe permbytje.

"Vendi përballet me koston e trefishtë të shurdhërisë: izolim nga dëbora të dhjetra familjeve, krizës energjitike në çdo shtëpi dhe përmbytjetet e radhës që me këtë borë masive është e pashmangshme. Duhet të ndërhyjë urgjentisht parlamenti e të imponojë masa financiare nga qeveria".

Ai ka shtuar më tej se Partia Socialiste do të bëjë publik nesër një plan për 3 krizat që prekën e do prekin Shqipërinë ndërsa shtoi se ky do të mbrohet të enjten në parlament nga deputetët, si një plan që duhet adaptuar menjëherë.

“Duhet të ndërhyjë parlamenti të kërkohen masa logjistike dhe konkrete për situatën. Nuk kapërcehet situata me 400 mijë dollarë. Nesër të bëjmë publik një plan afatshkurtër dhe afatmesëm për krizën energjitike, përmbytjet që do pasojnë.

Rama theksoi se, PS do votojë cdo masë imediate në parlament që ka të bëjë me krizën, ndersa kerkoi qe ti jepet fund kesaj krizë eqe perseritet cdo vit.
Ai shprehur mirënjohje për deputetët e majtë por edhe ata të mazhorancësqë kanë qëndruar pranë njerëzve dhe kanë ndihmuar njerëzit. “Kjo nuk është orë për politizime të panevojshme. Ligji i emergjencës civile përcakton qartë detyrën e qeverisë. Por, ekzekutivi nuk ka bërë asgjë sipas ligjit. E kotë të kërkosh përgjegjësinë të prefektet që kanë ngritur duart lart. Kriza nuk do mbarojë as me borën dhe as me përmbytjete. Plagët që janë hapur duan një plan kurimi të posacëm. Ky cikël që pësëritet çdo vit duhet të ndërpritet”.

Rama më tej theksoi se Shqipëria po vuan problemin nga shurdhërimi i qeverisë. Kreu i socialistëve theksoi se PS paralajmëroi që mund të kishte probleme dhe këto të pasqyroheshin në buxhet, paralajmëruam për energjinë elektrike, për dëmshpërblimet e Shkodrës, ndërkohë që jemi përballë një përmbytje të radhës, por qeveria nuk i mori parasysh”.

“Ajo nuk duhet të hapë gojën për të treguar përralla. Ata që janë në borë janë edhe socialistë edhe demokratë dhe përpjekja për t`i ndihmuar duhet të jetë e përbashket. Ne jemi gati ta bëjmë pjesën tonë, por ajo që bëjmë ne nuk ka sesi të mjaftojë” ka theksuar Rama.

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›