E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Nën kontroll qarkullimi i mjeteve në akset nacionale

KUKËS - Ministri i Transportit Sokol Olldashi deklaroi sot nga qarku i Kukësit se, po punohet për të bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve nacionale rrugore në veri të vendit, pasi për shkak të erërave të forta dhe orteqeve ndodh bllokimi i tyre.

Gjatë inspektimit të punimeve për mbajtjen hapur të autostradës Durrës-Kukës, Olldashi u shpreh se janë mobilizuar mjete të rënda nga ushtria dhe kompani private jo vetëm për të mbajtur të hapura akset nacionale rrugore, por edhe për të bërë të mundur lidhjen e komunave me këto akse.

"Sot për shkak edhe të ndalimit të reshjeve të dëborës situata në veri të vendit paraqitet më e mirë. Ndërkohë që gjithë mobilizimi, qoftë i kontraktorëve, kompanive të tjera që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka mobilizuar përkohësisht, apo mjeteve të ushtrisë është për hapjen e sa më shumë akseve rrugore", -deklaroi Oldashi.

Olldashi u shpreh se situata është nën kontroll, ndërsa theksoi se ky është një dimër me reshje të jashtëzakonshme të borës, që llogariten më të mëdha se ato të vitit 1985.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›