Moti i mire permireson situaten ne zonen e Novoseles

Në urën e Mifolit Vjosa duket e qetë, por disa kilometra më tej pasojat e vërshimit të saj janë ende aty.
Fermerët e zonave të përmbytura në Fier nuk do ta vjelin prodhim këtë verë. Vite të tëra pune Vjosa i përpiu për disa orë.
Miliona leke për sera dhe pemëtari por asnjë mase për tu përballur më përmbytjet. Këtë detyrë fermerët ia faturojnë shtetit .
Por jo te gjitha fermerët i kanë humbur shpresat.
Kanalet kulluese nëpër parcelat bujqësore të fermerëve janë të bllokuara në rrethin e Fierit. Kjo ka shkaktuar dëmtimin e të mbjellave në raste përmbytjesh. Në rrethin e Fierit u përmbytën 200 ha sipërfaqe me të mbjella bujqësore.