Moti keq, bllohehen shumë akse rrugore në vend
QAFË THANË- Moti keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka shkaktuar një sërë problemesh në akse të ndyshme rrugore të Shqipërisë.
Kështu, probleme janë hasur në aksin Qafë Thanë –Xibrake si dhe ka pasur shembje gurësh, të cilët kanë bllokuar rrugët në Pishkash dhe Hotolisht.
Ndërkohë, bllokim rruge është konstatuar edhe në rrugën Dragostunjë e Murrash të Librazhdit.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme të shumta dhe vonesa në qarkullim. Burime të policisë rrugore theksojnë se forca të shumta po bëjnë të pamundurën për zhbllokimin e qarkullimit rrugor në akset e bllokuara.
(el.me/BalkanWeb)