Rexhepi: Ndihmat ruse nuk kanë karakter humanitar
PRISHTINË- Autoritetet kosovare hedhin dyshime se ndihmat ruse për serbët e veriut nuk janë të karakterit humanitar, por do të shërbejnë për përforcimin e barrikadave të vendosura nga serbët.
Deklarata është bërë nga ministri i brendshëm kosovar Bajram Rexhepi për Radion Europa e Lirë. “Ky është një vendim politik i tyre pasi dihet që në veri nuk ka krizë humanitare. Me sa konstatuam në ndihma përfshihen tenda, gjeneratorë dhe pajisje ngrohëse që u krijon kushte strukturave ilegale serbe për të qëndruar në barrikada. Kam dëgjuar se janë dërguar ndihma edhe ushqime të konservuara”,,- deklaron Rexhepi.
Nëse këto ndihma do ishin humanitare, sipas ministrit Kosovar ato do të shpërndaheshi edhe në zonat e tjera ku ka banorë serbë.
(el.me/BalkanWeb)