E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton shkarkimin e nxjerrjen në rezervë të 4 ushtarakëve të lartë

TIRANË- Faqja zyrtare e Presidencës së Republikës së Shqipërisë njofton se presidenti Bamir Topi ka deretuar shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të katër ushtarakëve të lartë.

Njoftohet se presidenti Bamir Topi dekretoi shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të Zëvendës komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Vladimir Qirjazit.  Ndërkohë nëpërmjet një tjetër dekreti kreu i shteti dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Komandantit të Forcave Detare, Kudret Çela.

Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së presidencës thuhet se dekretet hynë në fuqi menjëherë dhe janë bërë me propozim të ministrit të Mbrojtjes.

Ndërkohë, në dy dekrete të tjera Presidenca njoton se kreu i shtetit, dekreton nxjerrjen në rezervë të oficerit me gradë madhore Arian Zaimi, me detyrë këshilltar ushtarak i ministrit të Mbrojtjes, si dhe  nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore Gjeneral Major Maksim Hamza Malaj. Edhe këto dekrete hynë në fuqi menjëherë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›