Moti, nga e premtja rriten temperaturat

Moti duket se nuk do të jetë një faktor pengues për zgjedhësit ditën e votimeve, këtë të dielë. Edhe pse papritur jemi përfshirë nga një mot që për nga karakteristikat nuk i shkon për shtat verës, parashikimet flasin se më 28 qershor do të kemi kushte më të mira atmosferike. Sipas "Meteolab", që të premten fillojnë të ringjiten temperaturat, rritje e cila do të bëhet më e ndjeshme ditën e dielë. Megjithatë, nuk pritet që vlerat të kapin maksimumin, si dhe pjesën e dytë të ditës së zgjedhjeve parashikohet mundësia e reshjeve të shiut. Aktualisht i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq. Natën mes së martës dhe të mërkurës, priten reshje dhe shtrëngata shiu.
Të mërkurën dhe të enjten pavarësisht pranisë së vranësirës dhe shiut, temperaturat nuk pritet të luhaten shumë nga vlerat aktuale.
Të mërkurën dhe të enjten pavarësisht pranisë së vranësirës dhe shiut, temperaturat nuk pritet të luhaten shumë nga vlerat aktuale.