Meta: LSI, projekt për anëtarësimin në BE
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh gjatë një tubimi në Mallakastër, se "LSI ka një projekt integrues për të majtën progresiste, proces që do të finalizojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian". Gjatë këtij tubimi Meta theksoi se "ne jemi alternativa, që me një program të qartë, do të garantojë 100 mijë vende të reja pune, nga ku Mallakastra, Patosi dhe Fieri do të përfitojnë 6 mijë vende pune vetëm në industrinë e naftës". Meta, duke u shprehur optimist për fitoren e LSI-së, tha se "agimin e 29 qershorit do të nisim të gjithë bashkë punën për të krijuar një maxhorancë të gjerë të majtë dhe të të gjithë forcave progresiste që do të ndihmojë në finalizimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian".