Vëzhgimi i ISHP-së: Lënda e parë nuk analizohet
23/06/2009 Prodhimi i produkteve ushqimore
Përdorimi i lëndëve të para me të cilat prodhohen produktet ushqimore në vendin tonë nuk janë të cilësisë së duhur, pasi analizimi i tyre në shumë raste nuk kryhet. Kështu, lënda e parë që përdoret për prodhimin e produkteve ushqimore nuk garanton cilësinë sipas parametrave që kërkojnë normat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky është përfundimi i kontrolleve të fundit të bëra nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik në disa prej ndërmarrjeve prodhuese brenda vendit. Sipas specialistëve të këtij instituti, thuhet se në bazë të ligjit për sigurinë ushqimore çdo ndërmarrje prodhuese duhet të kryejë në laboratorët e tyre analizat e sigurisë dhe cilësisë së produkteve që nxjerrin në treg, por kontrollet dëshmojnë se në shumë raste një gjë e tillë nuk ndodh. Ndonëse ende nuk janë publikuar të dhënat e plota të këtij vëzhgimi, paraprakisht pohohet se situata mbetet problematike për një sërë subjektesh. Ndërkohë specialistët kanë pohuar se nga ana e tij Instituti i Shëndetit Publik u ofron bizneseve konsulentë dhe trajnim të stafit falas, me qëllim që në treg të kemi sa më shumë produkte cilësore, duke i garantuar konsumatorit siguri për shëndetin e tyre. Gjatë ditëve në vijim pritet që të publikohet i plotë raporti në lidhje me të gjitha problemet e shfaqura në këto subjekte të kontrolluara sipas zonave përkatëse.