E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti drejt Merdarit: Nuk kthehemi mbrapsht, jemi paqësorë

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka lënë selinë e tij në Prishtinë dhe është nisur drejt Merdardit, aty ku do të drejtojë aksionin për bllokimin e mallrave serbe. Kurti ka thënë se prezenca e shtuar e forcave policore nuk do ta zmbrapsë atë dhe lëvizjen nga aksioni i paralajmëruar. Ai ka përsëritur se nuk do të pengohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe se do të bllokohen vetëm mallrat serbe. Ndërkohë mësohet se rreth 500 protestues të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur tek Dheu i Bardhë , ku njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata 300 metra larg pikës kufitare. Në rrugë kontrollimi po bëhet Policia e Qarkullimit Rrugor, ndërsa pas tyre janë rreshtuar forca të shumta të Njësië Speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›