Serbi-Maqedoni, nis kalimi me letërnjoftime

Qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë nga sot do të mund të udhëtojnë në të dyja vendet vetëm me letërnjoftime. Kjo është paralajmëruar mbrëmë nga ministri i brendshëm serb, Ivica Dacic, i cili theksoi se ka rënë dakort me homologen e tij nga Shkupi, Gordana Jankulovska, që Marrëveshja e nënshkruar kohë më parë të hyjë në fuqi para shkëmbimit të notave diplomatike që janë pjesë e procedurave të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Zbatimi i kësaj marrëveshje nisi sot me rastin e fillimit të Kampionatit Evropian të Hendbollit në Serbi.
Ministri serb bëri të ditur se marrëveshjen për lëvizje të lirë me letërnjoftime ia ka propozuar edhe Shqipërisë dhe Kroacisë, duke pritur që këto vende të pranojnë propozimin e tij "mini-shengen" Ballkanik”.