E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti ngrin vendin, Fierza në prag të emergjencës. MSH në gatishmëri

TIRANE- Orët e pasdites vazhdojnë të jenë të vështira për mjaft zona në veri të vendit, i cili prej gati 24 orësh është përfshirë nga stuhi dhe reshje bore.
Më tepër probleme raportohen në Pukë, Kukës dhe Dibër. Era e fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë në qytetin e Fushë Arrëzit dhe në disa fshatra, ndërsa në Kukës, Shkodër dhe Lezhë energjia është rikthyer.

Deri tani të gjitha komunat në Tropojë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Dibër rezultojnë të bllokuara, pasi trashësia e borës në disa zona i kalon 1 metër, ndërsa në ato më të thella i kalon 2 metra. Ndërsa temperaturat minimale kanë rënë minimalisht 15 gradë nën zero. Mësimi në të gjitha zonat problematike është i pezulluar.

Kreu i Komunës Fierzë kërkon shpalljen e emergjencës, pasi sipas tij nuk dihet asgjë lidhur me fatin e disa familjeve në Lakun e Dardhave, ndërsa 26 familje të varfra kanë mbetur pa ushqime.

Pa ushqime edhe 40 familje në komunën e Blerimit. Në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë ka pasur edhe rënie orteqesh. Në Dibër, temperaturat deri në -20 gradë celcius. Të gjitha komunat të bllokuara. Mungon energjia në disa komuna të qarkut. Në pjesën më të madhe të fshatrave banorët ankohen se rezervat ushqimore janë drejt përfundimit, ndërsa në disa fshatra trashësia e borës arrin mbi 2 metra.

Në Shkodër, probleme nga ngricat dhe akulli për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve brenda qytetit. Të bllokuara zonat e Dukagjinit dhe Vermoshi, trashësia e dëborës një metër e gjysëm.

Kanë rinisur reshjet në Korcë, kalohet vetëm me zinxhirë në disa akse. Disa zona të bllokuara. Ndërkohë, që mbrëmjen e djeshme një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve humbi jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Vasili: MSH në gatishmëri për zonat e bllokuara nga bora
Ministria e Shëndetësisë aktivizon qendrat operacionale për menaxhinin e fatkeqësive në zonat e bllokuara nga bora. Mësohet se grupi i ngritur është nën drejtimin e ministrit Petrit Vasili.

Ministri Vasili u shpreh se “Në zonat e bllokuara është vënë në gatishmëri sistemi shëndetësor. Do të shpërndahen paketa medikamentoze për cdo rast nevoje”, tha ai.

Vasili shtoi më tej, se vetë ai ka një komunikim me të gjitha strukturat në zonat e bllokuara, për cdo emergjencë që mund të dalë.

Policia e Shtetit porosit drejtuesit e automjeteve për:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm
4. aksi B.Curri – Fierzë i pakalueshëm
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm
7. aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm
9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë
10. aksi Shëmri – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë
2. aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i pakalueshëm
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica
3. aksi Qaf Çelë – Pukë, i kalueshëm me zinxhirë
4. aksi Puke - Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë
6. aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica
7. akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë
8. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre
9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme
10. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm
11. aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe, por ka një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe po punohet me entin pronar të rrugëve për normalizimin e situatës.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë –Korçë, i kalueshëm me zinxhirë
2. aksi Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë
3. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë
4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet edhe në zonat malore, por me një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes

Në të gjitha akset e tjera rrugore të këtij qarku lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

(el.me/er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pukë, bora izolon 12 persona, policia i ndihmon pas apelit ne TvNews24 Tropojë, 12 fshatra të izoluar banorët kërkojnë ndihmë Bora, Berisha: Ngrihet komiteti i emergjencës për përballimin e situatës Meta: LSI solidaritet për banorët e bllokuar nga bora Mat, 5 barinj bllokohen nga bora prej 7 ditësh Korçë, ngrin nga dëbora 63-vjeçari Durrës, deti i trazuar vonon mbërritjen e trageteve Moti i keq, pala greke nuk lejon kalimin e kamionëve në Kapshticë VIDEO: Pukë dëbora, 12 persona shpëtohen pas apelit në News24

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›