21 janari, SHKB inspektim të imtësishëm në Policinë e Tiranës
TIRANË- Vetëm disa ditë pas ndryshimit të zinxhirit drejtues të Drejtorisë së policisë së Tiranës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka filluar një inspektim të imtësishëm për punën e bërë nga policia.
Inspektimi vecanërisht po përqendrohet në Sektorin e hetimit parandalimit të krimeve, Sektori kundër krimeve të rënda, sektori i analizës së informacionit Kriminal si dhe sektori për rendin dhe sigurinë publike gjatë vitit 2011.
Burime Zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se në inspektimin i cili do të zgjasë mbi një muaj do të përfshihen dhe elemente dhe sektorë të hetimit për ngjarjet e 21 janarit si dhe për oficerët e Policisë gjyqësore të cilët u morën me hetimin e organizatorëve të këtyre ngjarjeve të cilët për shkak të mungesës së provave në korrik të viti 2011 kërkuan pezullimin e hetimeve të dosjes penale 285 që i referohet organizatorëve të 21 janarit.
(m.a/BalkanWeb)