E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu një kafe me Bashën tek ish-Blloku

TIRANE-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Alexander Arvizu është parë sot pasdite në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet teksa konsumonte një kafe me kryetarin e Bashkisë, Tiranë, Lulzim Basha.

Konsumimi i kafes së përbashkët vjen pak ditë pas vizitës që kryebashkiaku Basha kreu në SHBA me personalitete te njohura ku beri te ditur strategjite per Tiranen si dhe ftoi biznesin amerikan te investoje ne kryeqytetin shqiptar.

Nuk është hera e parë që Arvizu takon Bashën në ambiente publike. Hera e fundit ishte pak para se Basha të nisej në Uashington.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›