E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e tokës, dëmtohen tetë banesa në Librazhd

LIBRAZHD- Tetë banesa janë shkatërruar thuajse plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së tokës nga shirat e rënë ditët e fundit në fshatin malor Polis të rrethit të Librazhdit.

Shkak për dëmtimet në banesat e banorëve të këtij fshati është edhe fundosja e tokës në këtë zonë si pasojë e erozionit, qe duke marrë parasysh edhe ndërtimet e vjetra të këtyre banesave, e bëjnë më të lehtë shembjen e tyre.

Vetë banorët shprehen se ngrysen e gdhihen me ankthin e krijuar nga rreziku që u kanoset nga kjo fatkeqësi natyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›