Moti për Krishtlindje, dita më e ftohtë e vitit
Festa më e madhe e vitit për besimin e krishterë, por edhe personat e tjerë jashtë kësaj përkatësie fetare që prej vitesh bashkohen në festime, do të jetë një acar i vërtetë. Këto Krishtlindje, do të shënojnë edhe ditën më të ftohtë të vitit. Shërbimi meterologjik njofton se temperaturat kanë filluar të zbresin ndjeshëm, dhe sot do të arrijnë vlera jashtëzakonisht të ulëta, ku thuajse i gjithë vendi, do të mbërrijë në vlera minus. Për fatin jo të mirë, dita më e ftohtë e vitit do të përkojë me natën e madhe të krishtlindjeve. Pavarësisht kushteve jo të përshtatshme të motit, besimtarët e devotshëm nuk do t'i pengojë asgjë për të kryer ritualin e meshës së shenjtë, ndërsa për ata që presin thjesht festimet, këtë vit, të sigurohon që t'i kalojnë në mjedise të ngrohta.