Shkodër, marrëveshje mes ministrisë dhe prefekturës
Aftësitë e kufizuara
Prefektura e Shkodrës dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendimin e përpjekjeve për vënien në zbatim të detyrimeve të parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punës, Anastas Durom dhe prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu. Në takimin e zhvilluar në ambientet e Prefekturës së Shkodrës ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga USAID-i, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, drejtues të bashkive të Qarkut të Shkodrës etj. Ministri i PÇSSHB-së, Anastas Duro, e cilësoi këtë marrëveshje si një mundësi më shumë për të krijuar lehtësitë maksimale për personat me aftësi të kufizuara dhe një nxitje për të gjithë aktorët që mund të kontribuojnë në realizimin e objektivave të strategjisë.