E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (20 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugut dhe juglindje alternime vranësirash kalimtare.

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 13 deri 31°C;

Në zonat e ulëta 15 deri 35°C;   

Dhe në bregdet 20 deri 34°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›