E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti të hënën, kthjellime në pjesën më të madhe të territorit

TIRANË, 28 shtator /ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Në dete parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/27 Diell
Kukës 9/20 Diell re
Lezhë 16/25 Diell
Dibër 8/21 Diell re
Durrës 13/28 Diell
Tiranë 14/28 Diell
Elbasan 12/27 Diell
Berat 8/29 Diell
Vlorë 14/28 Diell
Korçë 6/18 Diell re
Gjirokastër 6/28 Diell
Sarandë 16/27 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›