Moti, temperatura të ulëta dhe reshje shiu
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu edhe ditët që vijnë. Së paku ky është parashikimi që bëjnë specialistët e sinoptikës, për të cilët situata meteorologjike në vend do të vijojë të jetë e paqëndrueshme.
Sipas prashikimeve të bëra, fundjava do të mbyllet me reshje shiu dhe me temperatura të ulëta, ndërkohë që nuk ka lajme të mira as për fillimin e javës që vjen.
Sipas sinoptikanëve, vendi ynë është në ndikimin e një zone të tillë atmosferike që sjell për pasojë ulje temperash dhe shoqërimin me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë që në zonat e thella e të larta malore, mund të priten edhe reshje dëbore. "Vendi do të ndikohet nga fusha barike e presionit të ulët atmosferik, me qëndër në qendër të Italisë. Masat e ajrit që qarkullojnë do të jenë të lagëta. Moti do të jetë me vranësira të ndrueshme, të shoqëruara me reshje, më të theksuara në Veri dhe Jug të vendit"- kane bere te ditur specialistet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ndërkohë që qytetarët duket se janë bezdisur nga një mot i tillë i paqëndrueshëm, për sinoptikanët kjo është një sutuate krejt normale për stinën në të cilën ndodhemi.