E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg pa afat denohet vraresi i 35-vjecares

“Burg pa afat” ka vendosur Gjykata e faktit në Pogradec për 60-vjeçarin Halim Hykellari, që tri ditë më parë vrau në një dhomë hoteli në Pogradec të dashurën e tij, Mirela Spaho, 35 vjeç, nënë e dy vajzave të mitura. Prokurori i çështjes e vrasjes së 35-vjeçares dhe duke akuzuar të dyshuarin për “vrasje me paramendim” kërkoi masë sigurie “arrest me burg”.

Avokati mbrojtës e ka cilësuar ngjarjen një “vrasje të thjeshtë” të kryer në kushtet e një tronditjeje psiqike, por pa dhënë një provë shkencore për të argumentuar gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.

Avokati i kërkoi trupit gjykues si masë sigurie shtrimin e klientit të tij në një spital psikik për t’u kuruar. Pas dëgjimit të palëve gjyqtari, Dhimitër Pojanaku shpalli vendimin e gjykatës për masë sigurie “Arrest me burg”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›