Moto GP, Lorenco niset i pari në Gjermani
Spanjolli i Jamahas regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara pasditen e sotme, duke ndalur kronometrin në 1:21.817. Menjëherë pas tij do të niset australiani Kejsi Stoner me Dukati. Nga radha e parë do të startojë garën e nesërme edhe Dani Pedroza me Honda.
Nga radha e dytë ka siguruar një vend italiani Andrea Doviciozo, kurse kampioni në fuqi, Valentino Rosi ka dhënë shenja pozitive në rikthimin pas aksidentit në pistën e Muxhelos. “Doktori” do të niset nga vendi i pestë, duke lënë pas spanjollin Hektor Barbera.
Radha e tretë e nisjes i takon francezit Rendi de Pine në vendin e shtatë, ndërkohë që në të tetin do të startojë italiani Marko Simonçeli. Radhën e tretë të startit e mban piloti nga Spanja, Aleks Esparago.