E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti përvëlues do të vazhdojë edhe javën tjetër

Të premten dhe të shtunën termometri shënoi 40 gradë celcius. Por trupi i njeriut më mjedisin e jashtëm e përcepron tre deri në katër gradë më lart, gjë që vështirëson lëvizjen në këmbë në orët e pikut të vapës.
Sipas shërbimit metereologjik të Forcave Ushtarake, parashikohet një ulje e temperaturave me rreth 3-4 gradë gjatë ditës së hënë dhe të martë, për të pësuar sërish rritje duke filluar nga e mërkura.

Konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe frutave gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe veshjet sa më të lehta, është këshilla që japin mjekët. Po ashtu, mjediset e brendshme duhet të freskohen sa më shpesh dhe duhet të shmanget qëndrimi në diell për një kohë të gjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›