E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama në Singapor: Luftë krimit në internet

Gjatë fjalës së saj, Rama ka treguar se si mund të luftohen krimet në fushën e internetit, si fshehja e të dhënave, të llogarive bankare, mashtrimet, etj.

“Në forumet dhe grupet e punës u diskutua për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, sepse krimi kompjuterik nuk njeh kufij dhe se shpesh në të janë të përfshirë shumë persona që jetojnë në vende të ndryshme dhe komunikojnë përmes internetit”, tha dje Prokuroria e Pergjithshme. Ajo shtoi se ky lloj krimi, kërkon angazhim të përbashkët global nga ana e organeve kompetente.

“Përvoja ka treguar se kriminelët dhe terroristët mund të bllokojnë përmes viruseve edhe funksionimin e pjesëve të tëra të administratës dhe të shtetit, puna e të cilëve sot nuk mund të konceptohet pa përdorimin e kompjuterit”, thekson një njoftim nga Prokuroria e Përgjithshme. Gjatë këtij takimi është theksuar se rritja e jashtëzakonshme e numrit të kompjutereve dhe e përdoruesve të internetit, si dhe zhvillimi i teknologjisë dhe ekonomisë elektronike, ka çuar edhe në shtimin e jashtëzakonshëm të krimeve në këtë fushë.

Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, pati edhe takime të veçanta më prokurorë të rajonit, si dhe me prokurorë të vendeve ku ka emigracion të madh nga Shqipëria.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›