Nadal fiton ndaj Alcaraz

Gjysmëfinalja e Indian Wells, ajo midis Rafa Nadal e Carlos Alcaraz, i ka justifikuar pritshmëritë. Një ndeshje e jashtëzakonshme, spektakolare e kushtëzuar edhe nga një erë e fortë me rërë nga shkretëtira, që zgjati për një pjesë të mirë të ndeshjes prej 3 orë e 12 minuta, duke i vënë në vështirësi të dy tenistët. Në fund ka arritur të triumfojë eksperienca. Sfida është e barabartë 1-1 me sete, 6-4 e 4-6.
Nga një set i fituar nga secili. Por ai që ka triumfuar është Nadal, që arin të fitojë setin e tretë 6-3. Por duhet theksuar se diferenca midis nxënësit dhe mësuesit është gjithnjë e më delikate. “Ka luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme – ka thënë Rafa. – Nuk arrija ti ndalja goditjet e tij fantastike. Pastaj me erën, kushtet u bënë absurde.
Në setin e tretë u bëra më agresiv dhe jam i lumtur që jam sërish në një finale”. Nadal arrin kështu fitoren e 20-të që nga fillimi i vitit 2022. Finalisti tjetër i Indian Wells është Taylor Fritz. Tenisti kalifornian ka mundur në gjysmëfinale Rublev me rezultatin 2-0. Nadal do të kërkojë titullin e 37-të në Masters 1000.