Berisha-Fratini për centralin bërthamor
Gjatë vizitës në Tiranë të Franko Fratinit, centarali bërthamor nuk mund mbetej jashtë axhendës. Ashtu sic bëri të ditur gjatë konferencës për shtyp, kryeministri konfirmoi se është i vendosur për një projekt të tillë në Shqipëri në bashkëpunim me italianët.
"Diskutova me mikun tim për bashkëpunimin për projektin nuklear. Dua të përshëndes takimin më të fundit për këtë cështje, më të fundit mes Berluskonit dhe Sarkozisë, për të rishikuar këtë mundësi të prodhimit të energjisë. Mbetem i vendosur për të përgatitur popullin tim për të përfituar në këtë fushë", tha Berisha.
Por dhe ministri i Jashtëm italian i quajti frytdhënëse bisedimet mbi këtë cështje. "Ishte mjaft e frytshme biseda për sa i përket prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe asaj bërthamore dhe së bashku do të punojmë për të lancuar Korridorin 8, që është një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme transevropiane", tha Fratini.
Në kryeministri dy ministrat e Jashtëm firmosën dhe një memorandum bashkëpunimi 3-vjecar me vlerë prej 500 mijë eurosh që do të ketë në fokus të veçantë kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe në zhvillimin e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Elona Gjylmi