Itali, treni del nga shinat. 11 persona humbin jetën

Një tren ka dalë nga shinat në veri të Italisë,. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 11 persona e rreth 20 të tjerë janë plagosur. Sipas skuadrave të shpëtimit të cilat mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit në qytetin e Meranos, në afërsi të kufirit me Austrinë, aksidenti ishte shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa një pjesë e mirë e të plagosurve janë në gjendje kritike. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 mëngjesin e sotëm ndërsa forcat e shpëtimit po vazhdojnë punën në vendngjarje. Linja hekurudhore njihet si një ndër më modernet në Itali dhe është inauguruar vetëm 5 vjet më par.