Moto GP, Valencia, Stoner në “pole position”
Autori i Lajmit: Redaksia
Valencia - Me “pole position” e marrë në pistën e Valencias, Casey Stoner është konfirmuar dominuesi i pjesës së fundit të sezonit të Moto GP. Australiani i Ducati-t ka qenë më i shpejti në provat zyrtare, duke marrë kështu pole position-in e tretë për këtë vit pas atij të Katarit dhe Australisë. Piloti ka lënë pas Dani Perdrosan me Honda HCR dhe Jorge Lorenzo me Yamaha. Ndërkohë, që kampioni i botës Valentino Rossi ka regjistruar kohën e katërt. Pas “4 fantastikëve” piloti më i mirë ishte Colin Eduards. Amerikani i Monster Yamaha Tech 3 la pas bashkombasin e tij tek Ducati, Nicky Hayden. Pas dyshes amerikane u rendit De Puniet (i cili u rrëzua) dhe Elias. Ndërkohë, kohen e nëntë më të mirë e dha kampioni i Superbike, Ben Spies (mbi një mortorr Yamaha M1). Për pilotin amerikan kjo ishte hera e parë që merrte pjesë në provat zyrtare të Motot GP-së. Kohën e dhjetë më të mirë e dha Andrea Dovizioso (Honda). Ndërsa Loris Capirossi dhe Marco Melandri respektivisht do të nisen sot nga vendi i 13-të dhe nga ai i 15-të. Në kategorinë e motorrave 250 (kubikësh) “pole position” mori Alex Debon. Spanjolli në fund të provave zyrtare u rrëzua dhe më pas u dërgua për në Klinikën Mjeksorë që ndodhet në cirkuitin spanjoll (përplasja me barrierat mbrotjëse ishte mjaft e fortë). Kohën e dytë më të mirë e dha Marco Simoncelli. Piloti italian edhe pse ishte i dëmtuar mori një vend të dytë mjaft të çmuar. Sot piloti roman, që të ruajë skeptrin e kampionit, duhet fitojë dhe të shpresojë që Hiroshi Aoyama (do niset nga vendi i pestë) të mos e mbyll garën në 11 vendet e para.
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009