E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern barazon me Schalke, problemi “është” Van Gaal

Autori i Lajmit: Redaksia
Ndeshja kryesore e javës së dymbëdhjetë në Bundesliga, e zhvilluar ndërmjet Bayern Munich dhe Schalke, ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Bayerni dhe Schalke kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena. Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Daniel Van Buyten, mirëpo pa përfunduar pjesa e parë (43’), Joel Matip barazoi rezultatin. Ndërkohë, kampioni në fuqi, Volfsburgu ka shënuar një fitore në transfertën e Hoffenheimit me golat e Misimoviç (52’) dhe Grafite (57’), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Ibiseviç (23’).
Ky lajm është publikuar: 08/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›