E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti del e mashtron për të mbrojtur TaçinNga TemaTashmë qeveria është lëshuar e gjitha në përpjekje për të mbuluar aferat e Taçit. Dy ditë më parë ajo tha se Taçi nuk paska detyrime në Tatime dhe se aktivitetet i ishin bllokuar, se kishte disa ditë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Prifti del e mashtron për të mbrojtur TaçinNga Tema

Tashmë qeveria është lëshuar e gjitha në përpjekje për të mbuluar aferat e Taçit. Dy ditë më parë ajo tha se Taçi nuk paska detyrime në Tatime dhe se aktivitetet i ishin bllokuar, se kishte disa ditë pa shlyer detyrimet. Qeveria jonë shkarkoi drejtorin e saj të Tatimeve në Fier, që kishte pak ditë që e kishte emëruar për të mbuluar kështu aferën Taçi.

Ndërkohë, dje, ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, na zbuloi papritur se paska një marrëveshje mes ARMO-s dhe “Albpetrol”-it për të shlyer detyrimet që i ka Taçi kësaj të fundit. Ministri tha se është vendosur që një pjesë të shlyhet brenda këtij viti, dhe pjesa tjetër gjatë vitit tjetër. Por ministri foli vetëm për borxhin që i kishte ARMO-“Albpetrol”-it në kohën kur e bleu Taçi kompaninë, por jo për borxhet që janë grumbulluar gjer më tani. Ai nuk dha një shifër se sa është shuma e mbledhur gjer më tani dhe kur do shlyhet ajo.

Por Prifti e bëri më qesharake situatën dhe zbuloi hapur se qeveria po mashtron me Taçin, kur foli për investimet që ai ka bërë sipas kontratës. Ministri që ka vendosur të dalë çdo të shtunë për të bërë transparencë, tha vetëm që kontrata po zbatohet. Ai nuk tha asnjë shifër dhe se a janë kontrolluar në terren pikat e kontratës. Të dalësh për hir të transparencës e të thuash që gjërat janë mirë, është më se e mjerueshme. Duke qenë se kjo është çështja më e ndjeshme për momentin në vendin tonë, ministri duhej të merrte mundimin të lexonte dy-tri gjëra për kontratën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›