E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Valentino Rosi nënshkruan për Dukatin

Valentino Rosi do te jete piloti i ri i skuderise Dukati, duke filluar nga sezoni i ardhshem i Moto GP. Konfirmimi ka ardhur pas shume spekulimesh ne lidhje me te ardhmen e nente here kampionit te Botes. Valentino Rosi ka firmosur nje kontrate 2 vjecare me Dukatin, nga e cila do te perfitoje 13.5 milione euro ne sezon.

Piloti italian ka qen pjes e Jamahas q nga viti 2004, duke fituar me skuaderine japoneze katr tituj kampione ne Moto GP. Para se te kalonte te Jamaha, Rosi fitoi titullin me Hondn ne kalsin 500 cc si dhe dy tituj te tjere ne Moto GP. Po ashtu ai ka provuar te jete kampion Bote dhe nhe klasin 125 dhe 250cc kubik. Por ky Boteror qe po zhvillohet ka qene pa fat per Rosin, i cili pesoi nje demtim te rende ne kembe dhe tani e sheh veten jashte gares per titullin kampion.

Gjithsesi, italiani do te kerkoje te perserise nje tjeter sukses me Dukatin dhe nese do ta bente kete, atehere ai do te kthehej ne pilotin e pare qe fiton titullin kampion ne Moto GP me tre skuderi te ndryshme. Nderkohe ne nje komuninikate per shtyp skuderia italiane e Dukatit, pasi ka zyrtarizuar marrveshjen me Valentino Rosin ka bere te ditur se partneri i tij do te jete piloti amerikan Niki Hejden.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›