E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP humb jeten Simoncelli

Ndersa po zhvillohet nje gare ne Moto GP ka ndodhur dhe nje aksident vdekjeprures ku piloti italian i Hondes Marco Simoncelli humbi jeten si pasoje e ketij aksidenti fatal. Aksidenti ndodhi ne xhiron e dyte te gares per Cmimin e Madh te Malajzise. Simoncelli eshte rrezuar ne piste dhe ne kete kohe Colin Edwards nuk ka mundur ta evitoje duke i kaluar persiper me motorrin e tij dhe duke e goditur ne qafe. Qe ne momentin e pare dukej se situata ishte kritike pasi 24-vjecari rrinte i shtrire ne asfalt pa levizur dhe me kasken qe i ishte hequr nga perplasja e forte. Piloti 24-vjecar ka mberritur ne gjendje te rende ne spital ku mesohet se pas aksidentit kishte pesuar dhe atak kardiak. Ndersa gara e Moto GP per cmimin e madh te Malajzise mesohet se eshte anulluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›