Turqi 50 te plagosur nga termeti

Provinca turke e Vanit e cila ndodhet ne pjesen lindore te vendit ne afersi me kufirin e Iranit eshte goditur sot nga nje termet 6.6 balle sipas shkalles Rihter. Sipas Institutit Gjeologjik turk lekundjet jane regjistruar ne oren 12.41 me oren shqiptare. Ndersa epiqendra e termetit ka qene ne fshatin Tabanli. Sipas mediave lokale 50 persona jane plagosur dhe shume shtepi jane shembur. Termetet ne Turqi jane shume te shpeshta. Ne vitin 1999 ne veriperendim te Turqise humben jeten rreth 20 mije persona nga dy termete te forta. Ndersa gjate ketij viti vdiqen 2 persona dhe 79 te tjere u plagosen per shkak te nje tjeter termeti po ne veriperendim te vendit. Nderkohe kryebashkiaku i qytetit Ercis duke iu referuar termetit te forte qe ka tronditur provincen turke te Vanit ka dalur ne nje deklarate per shtyp ne nje televizion turk duke u shprehur se ka shume te vdekur shume godina jane shembur dhe ka shkaterrim kudo.