Moto GP kampioni i botes Lorenco fiton garen e pare

Jemi një vit më vonë, por fitues del përsëri ai. Horge Lorenco fitoi garën e parë të Botërorit të motoçiklizmit, në kategorinë maksimale, duke triumfuar në pistën e Katarit.
Kampioni i botës udhëhoqi nga fillimi deri në fund, ndërsa pas tij u zhvillua një luftë e vërtetë për vendin e dytë.
Dhe a e dini se kush doli pas shpatullave të spanjollit? Pikërisht Valentino Rosi, pasi 9 herë kampioni i botës reagoi fuqishëm pas një gabimi që në nisje.
Italiani u ngjit nga vendi i shtatë në të dytin.
Në vendin e tretë doli debutuesi i sezonit në Moto GP, spanjolli Mark Markez, ndërsa nënkampioni i botës, spanjolli tjetër Dani Pedroza, u detyrua të kënaqej me vendin e katërt.
Në Katar, pra, pati një dominim të motorëve Jamaha, që fituan me Lorencon dhe Rosin.