E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis kampionati Europian i Peshengritjes ne Tirane

Një valle me lodër është një hapje tipike shqiptare. Kështu nisi ceremonia e hapjes së kampionatit europian të Peshëngritjes në Tiranë.
Në sallën qendrore e pallatit të sportit “Asllan Rusi” një grup valltaresh popullore i uruan mirëseardhjes kontinentit të vjetër që do të bujtë tek ne deri më 15 prill.
Më tej parakalimi i 35 ekipeve pjesëmarrëse që do të kenë 400 sportistë, ndër të cilët të zotët e shtëpisë detyrimisht dolën të fundit dhe pastaj himni i Shqipërisë kënduar nga Kastriot Tusha.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, bën edhe ai një mirëseardhmje.

Më tej, ministri i ri i sporteve, poeti Visar Zhiti.

Nga Europa ka ardhur Antonio D’Urso, presidenti i federatës së kontinentit.

Tashmë mbeten garat, që do të vazhdojnë për 7 ditë dhe ku Shqipëria synon disa medalje ari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›