E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejboll Studenti fiton titullin per meshkuj por pa luajtur

Studenti u shpall kampion në volejboll për meshkuj, por duke mos luajtur asnjë sekondë dje në sallën sportive “Fahrie Hoti”.
Teuta e braktisi ndeshjen e katërt finale, duke pretenduar parregullsi nga ana e gjyqtarëve në takimet e mëparshëm.
Pasi u prit për 3 orë sipas rregullores, kapitenit Elton Tukseferi iu dorëzua trofeu më i rëndësishëm i edicionit.
Skuadra nga kryeqyteti kryesonte 2-1 në finalen e plej ofit duke i marrë bregdetasve epërsinë e faktorit fushë.
Rregullorja në rast braktisjeje të finaleve parashikon përjashtim deri në 2 vjet nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, përjashtim të lojtarëve nga ekipi kombëtar dhe dënim deri 3 milionë lekë të vjetra gjobë.
Ky ishte titulli i 12-të në historinë e klubit, ndërsa Studenti doli kampion edhe vjet. Po ashtu, Studenti ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë.
Në finalen e femrave, Tirana barazoi 2-2 rezultatin ndaj UMB Vollejt. Skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndeshjen në “Fahrie Hoti”, ndërsa ndeshja vendimtare për titullin kampion do të zhvillohet në mesjavë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›